Krasniqi: Kam refuzuar takimin me Kurtin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit, tha se përkundër faktit që ne mundësuam një proces që mund të zhbllokonte krizën politike që do të na nxirrte si institucione nga situata, LVV qartë nuk e ka këtë qëllim, por ka që ta vazhdojë e ta thellojë krizën.
Ai vlerësoi se kjo është një papërgjegjësi e skajshme, është një popullizëm me të cilin ata dëshirojnë që të mbijetojnë politikisht, por kjo, sipas tij, është papërgjegjësi mund të sjellë edhe pasoja e që janë të paparashikueshme.
Krasniqi tha se që nga 15 prilli ka qenë shkelje e vazhdueshme e seancave të Kuvendit nga ana e LVV-së, e që po vazhdon edhe sot.
Krasniqi ka deklaruar se ka refuzuar të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të diskutuar për zgjedhjen e kandidatit Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvend nga radhët e komunitet serb.
Ai thotë se qëllimi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është thellimi i krizës.
Krasniqi: Kam refuzuar takimin me Kurtin
“Ne dy ditë i kemi kërkuar konsultim 10 minutësh me i thënë vendose një njeri që nuk turpërohet askush prej tij se më së pari ata duhet me u turpërua se kandidat i tyre është jo i joni. megjithatë qëllimi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është duke që është vazhdimi dhe thellimi i krizës siç e kam thënë edhe në adresimet e kaluara. Kam refuzuar ta takoj zotërinë Kurti përkundër kërkesës së tij të takohemi dhe të diskutojmë për zgjedhjen e Nenad Rashiqit. Për mua është shumë e çuditshme kanë refuzuar me shpërfillje me u taku 10 minuta për me e zgjedh një kryetar të Kuvendit që do të ishte i denjtë dhe nuk do të ishte figurë kontraverze dhe një figure problematike siç është Dimal Basha për të cilin disa i kemi ditur e shumë si kishim ditur siç doli edhe artikulli”, tha ai.
“Kjo është përtej talljes me shtetin dhe këtë nuk do ta harrojnë qytetarët”, tha Krasniqi, teksa shtoi se kjo sjellje është e rrezikshme.
