Hasani: Kërkojmë që mos ta shkelim Kushtetutën
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, tha se votimi me short është një shkelje e Kushtetutës.
“Votimi me short është një shkelje e Kushtetutës dhe presim që të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për t’i vërtetuar thëniet tona. Prandaj kërkojmë që të mos ta shkelim Kushtetutën,” tha Hasani.
I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve, Hasani tha se duhet të krijohen institucionet, dhe pastaj me marrëveshje mund të shkohet në zgjedhje të reja.
