lbulena Haxhiu: Sot mund të jetë seanca e fundit
Pak para nisjes së seancës nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu deklaroi se kjo mbledhje mund të jetë e fundit. Ajo theksoi se pret votat nga AAK-ja e Nisma për votimin e kandidatit nga komuniteti serb për nënkryetar, Nenad Rashiqin.
“Sot mund të jetë seanca e fundit sepse nëse sot të gjithë hedhen në short dhe nuk ka tjetër që pret, atëherë nuk ka arsye të mblidhemi pas 48 orëve. Është e rëndësishme ta konstituojmë Kuvendit sepse kjo situatë çon në zgjedhje. ne nuk jemi të interesuar të shkojmë në zgjedhje, mendojmë se duhet të konstituohet”, deklaroi ajo.
