Fundjava me mot të paqëndrueshëm: shi, rrufe dhe ulje temperaturash

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës pritet mot i ndryshueshëm, me intervale me diell, por edhe me vranësira të dendura dhe reshje shiu, të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh, sidomos ditën e shtunë. Në disa zona të kufizuara ekziston edhe mundësia e stuhive të shkurtra me breshër, ndërsa era parashihet të jetë më e fuqishme në disa rajone të vendit.

Të shtunën, moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe periudha me diell, ndërsa pasditja do të sjellë reshje shiu me rrufe dhe stuhi lokale. Temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri 17°C, kurse ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri 30°C.

Të dielën, situata do të qetësohet duke sjellë më shumë diell dhe vetëm vranësira të pjesshme. Megjithatë, nuk përjashtohen reshjet lokale në zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale do të zbresin duke lëvizur nga 22 deri 26°C. Era do të fryjë nga perëndimi me shpejtësi 1 deri 4 m/s.

Fundjava pritet të sjellë ndryshime të theksuara, andaj qytetarët këshillohen të kenë kujdes sidomos ditën e shtunë për shkak të mundësisë së stuhive të forta lokale. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)30.08.202531.08.2025
Temp. Min. 0CTemp. Max. 0CTemp. Min. 0CTemp. Max. 0C
Prishtinë152913         25
Pejë15          301325
Prizren16301426
Gjakovë17301426
Istog16301426
Junik15291324
Dragash12271122
Ferizaj14281224
Gjilan14281224
Kamenicë14291225
Besianë15291324
Mitrovicë14281324
Malishevë14291324

Go to TOP