Halimi: Kurti po bie në grackën e Listës Serbe

Dështimi i sotëm për të zgjedhur nënkryetarin e pestë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, ishte temë diskutimi në emisionin “Kosova Today”.

Analisti politik, Jeton Halimi thotë se pas këtyre zhvillimeve, Lista Serbe situatën e krijuar do ta përdorë në favor të vet, transmeton Klankosova.tv.

Ai shton se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po bie në grackë të Listës Serbe, derisa thotë se posti i nënkryetarit me Kushtetutë i takon dikujt nga komuniteti serb.

“Lista Serbe ka me e materializu shumë këtë çështje, dhe ka me e bë edhe në arenë ndërkombëtare, sepse këta mezi s’presin me përfitu prej këtyre situatave. Zakonisht Albin Kurti po bjen në grackën e tyre, siç ka rënë edhe më tutje. Pavarësisht se a na pëlqen neve, apo nuk na pëlqen, është me planin e Ahtisarit, me Kushtetutë, se kanë i vendet e rezervuara dhe i takon nënkryetari. A i pëlqen Albin Kurtit, LDK-së a PDK-së, është çështje subjektive”, u shpreh Halimi.

Nga ana tjetër, gazetari Ardian Gaxherri thotë se situata e krijuar, është populizëm i Vetëvendosjes.

“Ata po thonë se ky serb është i keq, e ky tjetri i mirë”, u shpreh tutje ai.

Analistja Elena Uka, thotë se Lista Serbe përfaqëson shumicën e vullnetit të komunitetit serb, dhe sipas saj, tani është krijuar një situatë që po përmbysë vullnetin e shumicës të komunitetit serb.

“Është pak a shumë me iu tregu se kush me i përfaqësu ata, ata kanë treguar se kë duan t’i përfaqësojë”, u shpreh tutje ajo.

Ndërsa Lutfi Bilalli foli rreth ndërkombëtarëve, dhe sa qëndron vëmendja e tyre në Kosovë.

Sipas tij, ndërkombëtarët i kanë sytë diku krejt tjetër, teksa shton se atyre nuk iu interesin për ‘belatë e brendshme’.


Go to TOP