Policia po e heton si të dyshimtë vdekjen e gjykatësit Avdullah Mecinaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e gjykatësit  Avdullah Mecinaj po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, pas gjetjes së tij pa shenja jete në një fshat të komunës së Skënderajt.

Në njoftimin e  Policisë në Facebook, thuhet se sot, më 28 gusht 2025, rreth orëve të paradites, njësitë policore janë njoftuar për një person pa shenja jete në vendbanimin e tij.

 Menjëherë pas pranimit të informacionit, policia dhe ekipi mjekësor i emergjencës nga QKMF Skënderaj kanë dalë në vendngjarje, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 65 vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar si ,,Vdekje e dyshimtë””, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP