Gashi: Basha është përfaqësues autentik i LVV-së
Arben Gashi, deputet nga radhët e LDK-së, lidhur me zgjedhjen e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit tha se ai është përfaqësues autentik i LVV-së.
“E tillë është Vetëvendosja dhe njerëzit duhet të shohin dhe ne, bashkërisht si shoqëri, duhet të dimë se si është të menduarit politik në Kosovë dhe cila është perspektiva e vendit”, tha Gashi.
I pyetur për mundësinë e votimit të kandidatit nga pakica serbe për nënkryetar të Kuvendit, Gashi tha se për këtë duhet pyetur Hykmete Bajrami, sepse ajo është kryetare e GP të LDK-së, teksa tha se brenda komunitetit të pakicës serbe nuk kanë dallime mes tyre.
Gashi tha se situata në vend është keq.
“Vendi është i rrezikuar. Mendoj se situata është jashtëzakonisht keq dhe po përsëritet skenari që ka ndodhur në Afganistan, ku shteti ka rënë për shkak të paaftësisë për të konstituuar institucionet në vend”, tha Gashi.
