Avdyli: Bllokimi një herë e kishte emrin Albulena Haxhiu, tash po bllokohet për Sllavko Simiqin

Deputeti i partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli tha se bllokimi për konstituimin e Kuvendit “një herë e kishte emrin Albulena Haxhiu, e tash po bllokohet për Sllavko Simiqin.

Kështu u shpreh ai para fillimit të seancës konstituive, ku pritet që të vijohet me votimin me short për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Ai para gazetarëve foli edhe për raportimet se në një punim të vitit 2012 ku kryeparlamentari, Dimal Basha ëshë në bashkautorësi dhe flitet kundër UÇK-së.

Basha sqaroi se është autor i shkrimit të kapitullit 3 ku flitet për depërtimin e islamit fundamentalist në Kosovë, duke u distancuar ndaj të gjithë atyre që flasin kundër UÇK-së.

Avdyli: Basha e ka sqaruar se nuk e ka shkruar atë artikull

“Ai e ka sqaruar që nuk e ka shkruar atë artikull, ato pjesë të UÇK-së, sidoqoftë për më shumë rreth kësaj kryetari i kuvendit do të jap sqarimet… Qëndrimi jonë është edhe i çdo qytetari të Kosovës, çdo patrioti të Kosovës është që UÇK është një vlerë e shenjtë dhe nuk mund të njolloset nga askush, sepse UÇK kemi qenë të gjithë ne dhe ajo është vlera më sublime e këtij vendi”, deklaroi ai.

Ai kritikoi partitë e deritanishme opozitare, që siç tha Avdyli nuk votuan pro Nenad Rashiqit për nënkryetar.

Avdyli: Bllokimi një herë e kishte emrin Albulena Haxhiu, tash po bllokohet për Sllavko Simiqin

“Ju e keni parë që në seancën e kaluar avazi i bllokimit të kuvendit nga opozita po vazhdon. Ky bllokim një herë e kishte emrin Albulena Haxhiu me shumë vite, tash po bllokohet për Sllavko Simiqin. Me të vërtetë është e pakuptimtë, ne e dimë që i grupit më të madh, në këtë rast Listës Serbe si grupi më i madh i pakicës, por është edhe një grup tjetër që përfaqësohet me një deputet sic është partia e Nenad Rashiqit, dhe ata i kanë shtjerrë të gjitha mundësitë e tyre për të marrë votat dhe pastaj kanë kaluar në një procedurë tjetër. Unë nuk e di nëse e kanë pasur këto parti opozitare rezerva për Albulena Haxhiun, çka kanë rezerva nga Nenad Rashiqi, i cili e njeh shtetin e Kosovës dhe është njëri ndër personat më të luftuar nga regjimi fashist i Vuçiqit”, u shpreh ai.

Të martën ka nisur procesi i hedhjes së shortit për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb. Votimi është ndërprerë pasi nuk morri votat as deputeti Nenaq Rashiq, i cili është kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. 


Go to TOP