Lista Serbe e propozon sërish Simiqin për nënkryetar
Lista Serbe insiston prapë në propozimin e Simqit.
Igor Simiq nga kjo parti tha se ky parlament ka pritur disa muaj për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ndërsa tani po krijohet problem rreth një të drejte që përcaktohet nga Rregullorja e Kuvendit. Ai përsëri u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin Slavko Simiqin. Sipas tij, ai vend i takon atij që ka mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë.
