Java e ardhshme me mot të qëndrueshëm e tipik veror në vend

Java e ardhshme pritet të sjellë kushte të qëndrueshme meteorologjike në vend, me mot të kthjellët dhe temperatura tipike verore.

Në mëngjes do të mbajë mot i freskët dhe i këndshëm, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të rriten gradualisht duke arritur vlera të përshtatshme për stinën e verës. Moti do të jetë kryesisht me diell, me ndonjë vranësirë kalimtare, por pa reshje të dukshme.

Në orët e mesditës, temperaturat maksimale do të variojnë në intervalin veror duke krijuar kushte të favorshme si për aktivitetet e përditshme, ashtu edhe për veprimtari rekreative në natyrë. Erërat e lehta që do të fryjnë herë pas here do të ndikojnë që moti të jetë më i përballueshëm gjatë periudhave më të nxehta të ditës.

Sipas parashikimeve, nuk priten ndryshime të mëdha atmosferike, çka nënkupton se java e ardhshme do të jetë nën ndikimin e stabilitetit atmosferik, me mot tipik veror dhe të përshtatshëm për planifikimin e aktiviteteve të ndryshme.

E hënë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

•           Temperaturat minimale: 9 – 12°C

•           Temperaturat maksimale: 24-27

•           Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

E martë

Moti me diell dhe vranësira të pjesshme.

•           Temperaturat minimale: 7– 10°C

•           Temperaturat maksimale: 25-29°C

•           Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të pakta, vranësirat parashihen të jenë të fokusuara për rreth relievit malor.

•           Temperaturat minimale: 9– 12°C

•           Temperaturat maksimale: 26-32°C

•           Era: kryesisht nga verilindja, 1–3 m/s

E enjte

Moti kryesisht me diell.

Temperaturat minimale: 9– 12°C

Temperaturat maksimale: 27-33°C

Era: nga verilindja, 1–4 m/s

E premte

Mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale: 10-13°C

Temperaturat maksimale: 28-36C

Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)27.08.202528.08.202529.08.2025
Temp. Min. 0C  Temp.Max 0C    Temp. Min. 0C  Temp.Max 0CTemp. Min. 0C  Temp.Max 0C6
Prishtinë1131         11321235
Pejë123111321235
Prizren123212331336
Gjakovë123212331336
Istog123212331336
Junik113111321234
Dragash9269271028
Ferizaj103010311134
Gjilan103010311134
Kamenicë103010321135
Besianë103010321134
Mitrovicë103011321234
Malishevë103011321135

Go to TOP