Topanica: Kurti “kafshë politike” me qasje destruktive

Publicisti Imer Topanica ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit duke vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në provë.

Në një qëndrim të tij, Topanica theksoi se nuk ka arsye që debati të nisë nga këndi i Vetëvendosjes, pasi sipas tij, Albin Kurti tashmë është dëshmuar si një “kafshë politike” që ndjek qasje destruktive ndaj proceseve të rëndësishme për republikën. Ai rikujtoi se VV po tenton të ndajë hiset e pushtetit pa marrëveshje politike dhe pa pasur fuqinë e mjaftueshme të votave në parlament për të ecur e vetme.

Megjithatë, publicisti nënvizoi se PDK është vënë në test serioz sot duke shtuar se kjo parti është dashur ta votojë me të dyja duart kandidatin Dimal Basha, për shkak se ai nuk ka qenë pjesë e kabinetit qeverisës.

“PDK ra sot në provë. Dimalin me të dy duert u dashtë me e votue, për nji arsye të thjeshtë: ky kandidat nuk ka qenë pjesë e kabinetit qeverisës!”, shkroi ai.

Në fund, Topanica shprehu shqetësimin se Lëvizja Vetëvendosje mund të rritet në përkrahje për shkak të dobësive të partive të tjera ish-opozitare, ndërsa paralajmëroi edhe “dame të pariparueshme” që kriza aktuale mund t’i shkaktojë republikës. /Kosova.info/


Go to TOP