Gërvalla i kujton Anton Qunit besnikërinë ndaj Tahir Zemajt e dëshmorëve të tjerë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të LDK-së, Anton Quni, lidhur me çështjen e besnikërisë në politikë.

Ajo tha se besnikëria nuk duhet të matet në raport me “shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe”, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine.

“Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”, ka pyetur Gërvalla duke iu drejtuar Qunit.Ky reagim vjen pas shënimit të Anton Qunit, i cili kishte theksuar se nuk kishte votuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit duke e lidhur këtë me standardin e tij mbi besnikërinë në politikë. /Kosova.info/


Go to TOP