Quni kundër kandidaturës së Gërvallës: Nuk ia besoj postin dikujt që ka dezertuar më parë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka reaguar pas ankesave të deputetes Donika Gërvalla-Schwarz, e cila shprehu pakënaqësi që ai nuk e ka votuar për kryetare të Kuvendit. Quni theksoi se për të, besnikëria është një standard i pandashëm në politikë, ashtu si në jetë.
“Pse është e rëndësishme besnikëria në politikë? Për mua, besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Kjo vlen edhe për politikën. Kam një parim të palëkundur: nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë. Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë,” u shpreh ai.
Quni shtoi se besnikëria është ajo që ndërton besim dhe bën të mundur punën e vërtetë në shërbim të qytetarëve. /Kosova.info/
