Baraliu: Opozita ta votojë Albulenën për Kryetare të Kuvendit, mos zvarrisni shtetin

Analisti politik, Bleron Baraliu, ka bërë thirrje ndaj partive opozitare që të votojnë kandidaturën e Albulena Haxhiut ose cilindo propozim të parë të Vetëvendosjes për Kryetar të Kuvendit.

Përmes një reagimi, ai ka kërkuar nga liderët e opozitës, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, që të mos ndjekin shembullin e VV-së duke bllokuar institucionet, por të tregojnë konstruktivitet politik.

“Një parti, sado moniste në botëkuptim, nuk mund të ushtrojë monizëm politik në Kosovë. Për hir të konstruktivitetit dhe për të dëshmuar nëse jeni mbi politikat egoiste, ju lus votojeni Albulenën nesër. Mos e zvarrisni shtetin edhe tridhjetë ditë idiotësirash. Ngrituni në nivel shtetësie, pavarësisht lojërave të Kurtit. Pastaj, le të shohim nëse Kurti vërtetë mund të bëjë qeverinë”, ka deklaruar Baraliu. /Kosova.info/


Go to TOP