Aksident trafiku në Prishtinë, një i lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 16:30, ka pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Enis Pllana.

Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë është lënduar një person. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha ai për RTKlive.


Go to TOP