“Krenar për Albanën” – Dardan Gjonbalaj mbështet bashkëshorten në zgjedhje
Dardan Gjonbalaj ka shprehur publikisht krenarinë dhe mbështetjen e tij për bashkëshorten, Albanën, e cila ka vendosur të kandidojë për Asamblenë Komunale në Prishtinë nën siglën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 40.
Në një postim emocionues, Gjonbalaj tha se kandidatura e saj është një hap i madh dhe i guximshëm duke e përshkruar Albanën si një grua të palodhshme, të përkushtuar dhe gjithmonë të gatshme të ndihmojë të tjerët. Ai theksoi se vlerat e saj si nënë, mike dhe bashkëshorte, janë garanci se do t’i sjellë edhe në shërbim të qytetit.

“Jam krenar që kam pranë vetes një grua me kaq shumë forcë e humanitet, dhe jam i bindur që me energjinë dhe përkushtimin e saj do të jetë një zë i ndershëm për Prishtinën,” u shpreh ai.
Në fund, Gjonbalaj ftoi miqtë dhe qytetarët e Prishtinës që t’i bashkohen në përkrahje të kandidaturës së Albanës duke i dhënë mundësinë të kontribuojë për një Prishtinë më të drejtë, më të bukur dhe më të zhvilluar. /Kosova.info/
