Baraliu: Nuk ka lidhje direkte të politikanëve me kriminelë vetëm nga një foto

Analisti politik, Bleron Baraliu, ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani me një person të dyshuar për përfshirje në krim.

Sipas tij, është e gabuar të gjykohen politikanët vetëm për shkak të një fotoje rastësore me persona të panjohur, veçanërisht nëse nuk ka prova që ata kanë qenë në dijeni për të kaluarën apo aktivitetet e personit në fjalë para realizimit të fotos.

“Për të imponuar përgjegjësi personale, duhet ofruar evidencë që Albini apo Vjosa kanë qenë në dijeni se kush është ky person para se të bënin fotografi,” tha Baraliu.

Megjithatë, ai shtoi se lejimi i pjesëmarrjes në një aheng të një personi me karakter të dyshimtë apo me reputacion negativ tregon mungesë kujdesi nga ana e politikanëve dhe përgjegjësi nga organizatorët e aktivitetit. Sipas tij, kjo situatë kërkon distancim nga ana e Kurtit dhe Osmanit pas rastit, por nuk përbën provë për lidhje të tyre me krimin.

Në fund, Baraliu solli edhe një episod personal, duke thënë se pas vizitës së parë në New York si presidente, Vjosa Osmani e kishte hequr atë dhe një mik të tij nga lista e të ftuarve në konsullatën e Kosovës, me arsyetimin se ai e kishte kritikuar hapur. /Kosova.info/


Go to TOP