Buzhala ironizon Albin Kurtin pas deklaratave të Albulena Haxhiut për gjyqtarin e kushtetueses
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me gjyqtarin serb të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban.
Sipas Haxhiut, Laban ishte arrestuar nga Serbia dhe më pas liruar, pavarësisht se ishte dënuar me gjashtë vjet burg duke ngritur dyshime se ai mund të jetë rekrutuar nga shërbimi sekret serb.
Duke e krahasuar me kryeministrin Albin Kurti, Buzhala shkroi me sarkazëm: “Pika të rafte ty, qishtu mendoj edhe unë për Albinin. Masi e kanë denu 15 vjet, e kanë liru 😂.” /Kosova.info/
