Sorensen: Me Kurtin biseduam për zbatimin e marrëveshjeve

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, para gazetarëve tha se ky ishte një takim  i radhës, ku kishte biseduar për situatën politike në vend dhe për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Sapo pata takim me zotin Albin  Kurti dhe me të cilin biseduam për mënyrën e zbatimit të marrëveshjes, për situatën politike në vend. Sorensen tha se ky është takim i rregullt”, tha Sorensen.

Peter Sorensen më herët është pritur edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila theksoi nevojën e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe rëndësinë e largimit të masave të padrejta

Ndryshe kjo është hera e dytë që Sorensen vjen në Kosovë brenda katër-pesë muajve.


Go to TOP