Milan triumfon ndaj Liverpoolit në Hong Kong

Ka qenë një ndeshje plot gola dhe emocione ajo mes Liverpoolit dhe Milanit, e zhvilluar në Hong Kong, ku kuqezinjtë italianë dolën fitimtarë me rezultatin 4-2, në një tjetër miqësore të kësaj verë.

Pas humbjes minimale 1-0 ndaj Arsenalit disa ditë më parë, skuadra e Massimiliano Allegrit reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur ekipin e drejtuar nga Arne Slot me një paraqitje bindëse.

Golat për Milanin u shënuan nga Rafael Leao, Ruben Loftus-Cheek, si dhe një dopietë e Noah Okafor, ndërsa për “të kuqtë” shënuan Dominik Szoboszlai dhe Cody Gakpo, me golat e tyre që vlejtën vetëm për statistikë.

Milani tregoi stabilitet mbrojtës dhe efikasitet në kundërsulm, duke dhënë sinjale të qarta se është në rrugën e duhur në prag të sezonit të ri.

Kjo fitore ndaj një rivali të nivelit të lartë si Liverpool konfirmon formën në rritje të kuqezinjve në këtë fazë përgatitore.


Go to TOP