Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit
Vijon aksioni për lirimin e plazheve publike, është ndalur edhe te Kepi i Rodonit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim të bërë në rrjetet sociale me pamje nga aksioni, shprehet se do të rikthehen hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit.
“Kepi i Rodonit – Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë”, shkruan Rama në Facebook. /Kosova.info/
