Deri në 40 minuta pritje për të hyrë në Kosovë nga `Dheu i Bardhë`

40 minuta janë pritjet në kufi të atyre që duan të hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Pika kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë, vazhdon të jetë më e ngarkuara. Edhe sot janë krijuar kolona si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Qytetarët po presin deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa deri në 30 minuta për të dalë.

Pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim dhe nuk raportohet për kolona.

Go to TOP