Brahimaj: E mirëpres vendimin e presidentes për t’iu drejtuar Kushtetueses

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka thënë se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për t’u drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe për të kërkuar masë të përkohshme për rrjedhjen e afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit është e mirëpritur, edhe pse sipas tij është i vonshëm.

Ai duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, në përpjekjen e 51-të të konstituimin e legjislaturës së nëntë, tha se po presin një vendimmarrje të shpejtë të Kushtetueses të cilin do ta respektojnë.

Sipas tij, edhe në seancën e sotme nuk pritet të ketë një zhvillim të ri dhe zgjedhje të trupave të Kuvendit për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re.

Brahimaj: E mirëpres vendimin e presidentes Osmani për t’iu drejtuar Kushtetueses

“Edhe pse e vonuar është e shumë pritur dhe është dashur më herët me bërë një gjë të tillë. Ne presim një vendim prej Gjykatës Kushtetuese, të cilin do të respektojmë me përpikëri… Nëse gjykata vazhdon me neglizhu dhe kthyer një vendim është një zgjatje e afatit… Me këto zhvillime nuk besoj. S’ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve dhe Aleanca do të jetë në atë që ka thënë në ditën e parë. Nëse ata e ndryshojnë kandidatin ne jemi të gatshëm me votu që sot”, tha ai.

Ai ka folur edhe për arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nga autoritetet serbe.

Brahimaj: Arrestimi i ish ushtarëve të UÇK-së është lojë taktike e Serbisë

“Kjo lojë taktike e Serbisë. Sa herë Vuçiq ka trazira në Serbi ndodh një arrestim në Kosovë dhe anasjelltas në Serbi. Këta po ia mbajnë zhagin njëri-tjetrit për të qëndruar në pushtet. Si do të që të jetë asnjë ushtarë i UÇK-së mos të shkojë përmes Serbisë”, tha ai.


Go to TOP