Osmani: Kërkesa në Kushtetuese, obligim dhe moral për mbrojtjen e rendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas saj, ka për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit nga pasojat e pariparueshme.

“Në këtë moment vendimtar për demokracinë dhe stabilitetin e Republikës sonë, i bëj sërish thirrje të gjitha subjekteve politike që t’u japin qytetarëve atë që u takon me Kushtetutë: një Kuvend funksional dhe institucione që punojnë në interes të tyre,” shkruan Osmani në Facebook.

Ajo thotë se “kjo kërkesë para Gjykatës nuk është një zgjedhje politike, por një obligim kushtetues dhe moral ndaj popullit të Republikës së Kosovës, i cili ka votuar për të pasur institucione funksionale.”

Presidentja Osmani thekson se “interesi i vendit dhe Kushtetuta duhet të qëndrojnë mbi çdo llogari politike.” /Kosova.info/


Go to TOP