Vazhdon seanca gjyqësore për rastin `Banjska`
Sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Dje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjykimi për rastin Banjska ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, vazhdoi e mbyllur.
Prokurori Naim Abazi kërkoi mbylljen e kësaj seance për publikun, gjatë dëshmisë se dëshmitarit anonim.
Abazi tha se ky dëshmitar gëzon mbrojtje te integritetit dhe se çdo prezantim lidhur me identitetin e tij përbën rrezik për të dhe mund të ketë ndikim në këtë proces gjyqësor.
Seancat përveç sot, mbahen edhe më 24 korrik për vazhdimin e gjykimit në këtë rast.
