Orkestra “Amadeus” shpërblehet nga Kryetari Rama pas suksesit në Vjenë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur sot në sallën e Kuvendit të Komunës anëtarët e Orkestrës së Fëmijëve “Amadeus”, të cilët u kthyen nga Vjena me Çmimin e Argjendtë në një garë ndërkombëtare muzikore.
Në një atmosferë të mbushur me tinguj instrumentesh, buzëqeshje e krenari, Rama u shpreh se këta fëmijë janë simbol i së ardhmes që po ndërtohet përmes kulturës, punës e përkushtimit.
“Në Kryeqytet kemi fëmijë që i japin tingull të ardhmes. Kjo orkestër e mrekullueshme ka treguar se arti nuk njeh moshë e as kufi”, theksoi Rama.
Për këtë arritje të jashtëzakonshme, të gjithë anëtarët e orkestrës u nderuan me mirënjohje nga Komuna, si një shenjë vlerësimi për talentin dhe përkushtimin e tyre në artin muzikor.
Orkestra “Amadeus” po rritet së bashku me Prishtinën duke i dhënë kryeqytetit dinjitet dhe identitet kulturor në skenën ndërkombëtare. /Kosova.info/
