Berisha largohet nga Akhmat Grozny

Bernard Berisha ka zyrtarizuar largimin e tij nga skuadra e Akhmat Grozny, duke i dhënë fund qëndrimit të tij tetëvjeçar në klubin nga Republika Çeçene.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti kosovar përmes një postimi në rrjete sociale, duke shprehu mirënjohjen për klubin e Premier League dhe tifozët.

“U bashkova me Akhmatin në vitin 2017 me shumë krenari, duke përfaqësuar me krenari fanellën e Akhmatit në fushë me qëllimin për të arritur gjëra të mëdha me Akhmatin këtu në Grozni. Jam krenar dhe mirënjohës që kam qenë pjesë e këtij ekipi! Kam përjetuar momente të pabesueshme në nëntë vitet e mia këtu. Unë mbaj dashurinë e të gjithë tifozëve të Akhmat në zemrën time. Dua të falënderoj sinqerisht klubin dhe tifozët e mrekullueshëm që na kanë mbështetur gjithmonë”, ka shkruar ai.


Go to TOP