Arianit Nushi i bashkohet LDK-së

Driton Selmanaj ka njoftuar sot se Arianit Nushi, një menaxher me përvojë të gjatë dhe të suksesshme në sektorin privat dhe organizatat ndërkombëtare, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një postim në rrjete sociale, Selmanaj ka shprehur mirëseardhjen e tij për Nushin duke e vlerësuar si një profesionist të përgatitur dhe me integritet të lartë, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e shumë bizneseve dhe organizatave.

Nushi ka qenë i angazhuar si koordinator në Raiffeisen Bank dhe menaxher në kompani të njohura si IPKO, Neptun dhe Trion Invest. Gjithashtu, ka punuar në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, Komitetin Amerikan për Refugjatë dhe IOM-in. Ai është i diplomuar në fushën e menaxhimit dhe informatikës.

“Angazhimi i Arianit Nushit në LDK është një dëshmi e rritjes së vazhdueshme të kapaciteteve profesionale dhe intelektuale brenda partisë sonë. LDK është dhe do të mbetet shtëpia e profesionistëve, njerëzve me ide dhe vizion, që punojnë për të mirën e përbashkët”, ka shkruar Selmanaj duke theksuar se bashkë me Nushin, do të punojnë për të ardhmen e Prizrenit.

“Na priftë e mbara!”, përmbyll ai mesazhin e tij. /Kosova.info/


Go to TOP