Kadrijaj: Vendi nuk guxon të mbetet peng i Kurtit dhe Vetëvendosjes

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka folur pas dështimit të 46-të të seancës konstitutive.

Ajo në foltore tha se tani po dihet kush me kënd është.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është e angazhuar për bojkot të konstituimit të Kuvendit.

“Shpresojmë që në aktgjykimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese të sqarohet ky pozicion. Nuk guxon që vendi të mbetet peng i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo.


Go to TOP