Osmani për kongresistin Torres: Ka përkushtim të palëkundur për Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres gjatë vizitës së saj në New York.
Në një postim në rrjetet sociale, presidentja Osmani u shpreh se gjithnjë është kënaqësi të takohet me kongresistin Torres duke theksuar mirënjohjen për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Republikës së Kosovës.
“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Osmani.
Takimi vjen në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të presidentes Osmani në SHBA, ku po zhvillon takime me përfaqësues të rëndësishëm politik dhe diplomatik amerikan. /Kosova.info/
