Abdixhiku nis punën me ekipin për Prishtinën: Kryeqyteti duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot ekipin thelbësor të fushatës zgjedhore për Prishtinën, një ditë pas zyrtarizimit të kandidaturës së Përparim Ramës për një mandat të dytë si kryetar i Kryeqytetit.
“Punë e punëtori. Ekipi i Prishtinës në nisje,” deklaroi Abdixhiku duke theksuar se takimi shënon pikënisjen e finalizimit të programit zgjedhor, riforcimin e vizionit për Kryeqytetin dhe mobilizimin e një “ekipi të jashtëzakonshëm” që synon fitoren.
Ai theksoi se LDK do të vazhdojë me angazhim konkret për të ofruar qeverisje serioze dhe të përkushtuar për qytetarët e Prishtinës. “Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu,” u shpreh Abdixhiku duke nënvizuar frymën me të cilën partia po i qaset garës zgjedhore në Kryeqytet. /Kosova.info/
