Prishtina mikpret botën me festivalin “NewBorn”

Prej sot dhe për tri ditë me radhë, Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë shndërrohet në epiqendër të kulturës botërore përmes festivalit “NewBorn Prishtina”, një ngjarje që bashkon muzikën, folklorin dhe miqësinë nga e gjithë bota në zemër të kryeqytetit.

Në prag të hapjes së festivalit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mirëpriti përfaqësues kulturorë nga vende të ndryshme të globit: Kanada, Kili, Argjentina, Spanja, Guinea, Italia, Polonia, Sllovakia, Bullgaria dhe Turqia. Si shenjë respekti dhe mikpritjeje, Rama ua dhuroi atyre simbolin më përfaqësues të trashëgimisë kulturore të Kosovës – “Hyjneshën në Fron”.

“Ky festival është një urë që lidh popujt përmes kulturës, dhe Prishtina është krenare të jetë nikoqire e saj,” deklaroi Rama duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit mes qyteteve të botës.

Prishtina vazhdon të afirmohet si një qendër e hapur, dinamike dhe mikpritëse për vlerat universale të kulturës, përmes projekteve që e vendosin atë në hartën e festivaleve ndërkombëtare. /Kosova.info/

Go to TOP