Qytetarët e Kaçanikut nga sot mamografinë mund ta bëjnë në Kaçanik

Komua e Kaçanikut njofton se se pas trajnimit të stafit shëndetësor nga sot mamografinë mund ta bëjnë në QKMF-Kaçanik. Terminet për të bërë mamografinë janë të domosdoshme te mjeku dhe mamografinë mund ta realizojnë çdo ditë pune nga e hëna deri të premten.

Mamografia është procedurë diagnostike e cila shërben për diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Kjo procedurë diagnostike mund të zbulojë kancerin e gjirit përpara se të shkaktojë shenja dhe simptome.Kanceri i gjirit është problem global shëndetësor.

Mamografia preferohet të bëhet mbi moshën 35 vjeçare është procedura më e zakonshme e ekzaminimit e cila nuk është e dëmshme, sepse pajisjet e gjeneratës së re lëshojnë rrezatim minimal.

Me këtë rast Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët mes Komunës së Kaçanikut me Islamic Relief në vlerë 100 mijë euro, u financua aparati i mamografisë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik. Ky aparat do të jetë pronë e QKMF-së, në shërbim të pacientëve tanë.

“Qytetarët e komunës sonë do ta kenë më afër të kryejnë shërbimet e nevojshme që ofrohen nga ky aparat mjekësorë, duke kursyer kohë dhe mjetë financiare. Gjithmonë në shërbim të qytetarëve për nevojat e tyre”. njofton Komuna. /Kosova.info/

Go to TOP