Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Hykmete Bajrami kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi politike
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Lipjan, ku një i ri 27 vjeçar ndërroi jetë teksa po arrestohej nga Policia e Kosovës.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, teksa ka kërkuar hetim të plotë të rastit.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zejnullahu dhe për gjithë qytetarët e Kosovës për vdekjen e Agonit!Prokuroria dhe Inspektorati Policor duhet ta hetojnë plotësisht këtë rast – të gjitha rrethanat dhe pistat e mundshme, dhe të ndriçojnë deri në detaje rastin e vdekjes së 27-vjeçarit”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se nesër është caktuar seancë dëgjimore ndaj pesë policëve të përfshirë në këtë rast nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dega Lipjan. /Kosova.info/
