Osmani kërkon hetim e përgjegjësi lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Lipjan, ku një i ri 27 vjeçar ndërroi jetë teksa po arrestohej nga Policia e Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me rastin duke kërkuar transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis,.
“Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis”, thuhet në reagim.
Osmani bëri thirrje që të gjitha rrethanat e rastit të hetohen në mënyrë të pavarur duke potencuar se askush nuk është mbi ligjin.
“Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin”. /Kosova.info/
