Fryma e Introduktit Ekspresiv dhe Abstrakt

Shkruan: Hivzi MUHARrEMI

Me rastin e ekspozitës personale të piktorit dhe profesorit Bashkim Mexhiti, e hapur kohë më parë në Galerinë Alvona në Kroaci, me titullin “Vallëzimi i ngjyrave”, publiku artdashës pati mundësinë të përjetojë një mbrëmje të pasur me dy ekspozita. Një në Galerinë Alvona të Labinit. Këto prezantime u veçuan për natyrën e tyre të veçantë dhe ndikimin estetik që lanë tek vizitorët, duke krijuar një përjetim të thellë artistik.

Shpirti ekspresionist dhe abstrakt është i pranishëm në çdo element të kompozicionit të Mexhitit. Prej toneve të guximshme dhe kontrasteve të forta, deri te linjat dhe format spontane që ndërthuren me intuitë për të krijuar një ritëm të brendshëm dhe një tension të përmbajtur. Lëvizjet e papritura të ngjyrave nuk përfaqësojnë vetëm vlera estetike, por bartin me vete një impuls krijues që i jep veprës gjallëri dhe dinamizëm. Çdo shtresë dhe teksturë komunikon në gjuhën e shprehjes së lirë dhe të mendimit të pavarur artistik. Në këtë mënyrë, ky cikël pikturash e tejkalon dimensionin vizual dhe depërton në një shtresë më të thellë ku arti shndërrohet në një akt të pastër të energjisë, ndjeshmërisë dhe shpirtërores.

P.S.

Ky impresion u formësua nga lexim-analiza e shkrimit eseistik që shërben si parathënie e katalogut për ekspozitën e piktorit Bashkim Mexhiti.


Go to TOP