Kosova U16 pëson humbjen e dytë në Kampionatin Evropian të Volejbollit

Kombëtarja e Kosovës U16 në volejboll për vajza ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në Kampionatin Evropian që po mbahet në Prishtinë.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, vajzat dardane janë mposhtur bindshëm 3:0 nga Greqia U16, duke mos arritur të tregojnë rezistencë në asnjë prej tre seteve.

Seti i parë ka përfunduar me rezultat 25:9 në favor të grekeve, ndërsa në setin e dytë Kosova është ndalur vetëm në 4 pikë, duke pësuar 25:4 në një pjesë të lojës me shumë gabime individuale.

Seti i tretë ka qenë pak më i balancuar, por përsëri larg nivelit të kundërshtarit, duke u mbyllur me rezultat 25:11 për Greqinë.

Kjo është humbja e dytë e Kosovës në po aq ndeshje, pasi mbrëmë ka pësuar me të njëjtin rezultat 3:0 edhe ndaj Malit të Zi.

Kosova U16 ndeshjen e radhës do ta zhvillojë nesër (e enjte) nga ora 20:00.

Go to TOP