Dështon edhe përpjekja e 41-të për konstituiv të legjislaturës së nëntë

Për herë të 41-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edhe këtë herë kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Deputetë të PDK-së, LDK-së e AAK-së i kërkuan kryesuesit që t’i kthehet rendit të ditës.

Nga deputetët 99 sa ishin në sallë, 54 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati.

Edhe pas ndërprerjes së seancës, deputetët të PDK-së, LDK-së e AAK-së kanë vazhduar të qëndrojnë të ulur në sallën e Kuvendit. Vazhdimi i seancës në përpjekjen e 42-të për konstituim do të vazhdojë pas 48 orësh.

Në fillim të vazhdimit të seancës kryesuesi Avni Dehari vlerësoi aktin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.


Go to TOP