Mijëra kafshë të vaksinuara në Prishtinë – përfundon me sukses fushata e vaksinimit nga Komuna
Shëndeti i kafshëve në Kryeqytet po mirëmbahet çdo vit falë angazhimit të Drejtorisë për Zhvillim Rural, e cila ka përfunduar me sukses projektin e vaksinimit të kafshëve shtëpiake për vitin aktual.
Gjatë kësaj fushate janë vaksinuar: 3678 gjedhe, 6000 dele dhe dhi dhe 400 qen.
Qëllimi i këtij projekti është të mbrojë kafshët nga sëmundjet infektive, të promovojë shëndetin publik dhe të sigurojë mirëqenie më të lartë për kafshët në territorin e Komunës së Prishtinës.
“Përmes vaksinimit të rregullt, synojmë të parandalojmë shpërthimet e mundshme të sëmundjeve zoonotike, që mund të prekin edhe njerëzit, duke krijuar kështu një mjedis më të sigurt për të gjithë,” u tha në njoftimin e komunës.
Ky projekt përbën një hap konkret drejt zhvillimit rural të qëndrueshëm dhe përkujdesjes së vazhdueshme për kafshët që jetojnë në dhe rreth Prishtinës. /Kosova.info/
