​Sot nis Glastonbury, një nga festivalet më të mëdha në botë

Në fshatin e qetë britanik ”Worthy Farm” sot ka filluar zyrtarisht “Glastonbury Festival”, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në botë, i cili do të zgjasë deri më 29 qershor.

Festivali i sivjetmë pritet të mirëpresë mbi 200 mijë vizitorë nga mbarë bota, ndërsa skenat e tij të shumta do të mbushen me artistë të njohur si “The 1975, Olivia Rodrigo, Neil Young, dhe Rod Stewart”, i cili do të performojë në pjesën e legjendave të muzikës “Sunday Legends Slot”.

Glastonbury, përveç muzikës, ofron edhe aktivitete të shumta kulturore, performanca artistike, kampe ekologjike dhe diskutime mbi çështje sociale, duke e bërë atë më shumë sesa një festival, por një përvojë të plotë kulturore.

Organizatorët kanë theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe respektit për natyrën, duke ftuar pjesëmarrësit të jenë të kujdesshëm ndaj mjedisit.

Go to TOP