AKP shiti 98 asete, kjo është vlera financiare
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë zyrtare të hapjes së ofertave për shitjen e aseteve përmes likuidimit numër shtatëdhjetë e tre (73), ku shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore të përfshira në këtë proces.
Sipas AKP-së, për 98 asetet që ishin në dispozicion për shitje, u pranuan gjithsej 70 oferta. AKP tha se vlera totale e ofertave më të larta arriti në 3 milionë e 247 mijë e 512 euro.
“Në prani të investitorëve, përfaqësuesve të mediave dhe publikut të gjerë, u bë dorëzimi i ofertave, hapja publike e tyre dhe publikimi i rezultateve. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt edhe në faqen zyrtare të Agjencisë: ëëë.pak-ks.org, duke mundësuar ndjekjen në kohë reale për të gjithë qytetarët e interesuar”, thuhet në njoftim.
