Kafka, Kamy, Kadare
Shkruan: Besim XANI
Ka kohë që më ka tunduar mendimi rreth gjenive, pasi e dëgjova Kadaren kur tha se “njerëzimi këtu e 4000 vite nuk ka nxjerrë më shumë se 25 gjeni të letërsisë” unë nuk e di kush janë ata 25 gjeni që thotë Kadare por di një gjë se nuk janë 25 por 26 ky i fundit është Ismail Kadare. Më ka mahnitur rigoroziteti i Kadares, për mua një letërsi që nuk të trondit me të vërteta tragjike nuk është asgjë, është argëtim, që është krejt e kundërta me letërsinë filozofike. Dalim tek nobelistët e letërsisë çdo kush ka një preferencë për nobelistët e p.sh. Sali Berisha thotë “për mua Markezi është më i madhi” Agim Vinca studius i pasionuar thotë “për mua Llosa”por një gjë jam ardhë në përfundim se çdo shkrimtar në një far mënyre ka madhështinë e vetë në stilin e të shkruarit në personazhe, për mua hero i filozofisë letrare ekzistencialiste që fillon me sokratin është i paarritshmi Albert Kamy. Kadare këtë e krahason me tragjiket grek Sofokliun një mjeshtër të shpirtit njerëzor dhe Eskilin, vepra e Kamys e ka të njëjtën porosi të jetojmë me të vërtetën edhe atëherë kur ajo është tragjike që vështirë është të gjesh tek shkrimtarët tjerë. Si te Edipi i Sofokliut kur Edipi porsa zbulon të vërtetën për incest me nënën e tij ai e verbon vetën por përsëri pranon të jetoj edhe pse i verbër e pranon fatin absurd të jetës, e njëjta është edhe te romani i huaj Merso pranon dënimin me vdekje por nuk pranon të gënjej pra vetëdija e tij mbi fatin e vetë është interesante Kamyn e quan Sartri filozof “tragjik” sepse nuk pranon të jetojmë me iluzione ai e pranon absurdin por e pranon edhe jetën. Madhështor është mendimi i tij se janë të kota përpjekjet e arsyes për t’ia ndal britmat zemrës, moderniteti e ka bërë modë meditimin që për mua është vetëm ikja nga e vërteta asgjë tjetër, të vërtetën duhet shikuar në sy pa u trembur dhe të pranosh jetën, vetëm atëherë e ke sfiduar jetën. Ai na dërgon edhe më larg se çfarë është jeta, është lehtë të bësh vetëvrasje, por kush guxon në një botë pa kuptim ai është hero! Si Edipi Mbret ai përsëri edhe pse i verbuar pranon të jeton. Me këto tema të rrezikshme përveç grekëve antik Shekspirit dhe filozofëve ekzistencial nuk ka guxuar të merret askush me to, sa për veten time unë e urrej letërsinë pa filozofi të thellë ajo është argëtim, pa të vërteta verbuese. Kadare i madh kur flet për Kafken thotë “ai na thërret ta shikojmë të vërtetën edhe pse ne kemi prirje për t’iu shmangur asaj” edhe pse me vokacion jam filozof i ndikuar nga ekzistencialistët mua më rezulton se vetëm Kamy, Kadare dhe Kafka janë të ngjashëm me tragjiket greke jo të gjithë nobelitstët, edhe pse Pasternaku ishte një shkrimtar filozof siç e quan Kadare. Flitet shumë se ka ndryshua shija, kësi lloj letërsie po lypet ku ka këtë stil dhe arti mbetet arte qe nga lindja e tij, ose ke krijuar art ose asgjë për mua nuk ka në midis. Madhështia e Kadaresë tonë qëndron se ai kurrë nuk e tradhtoi artin ai përgjithmonë i mbeti besnik deri në vdekje!
