Limaj: Kjo është e habitshme çka po ndodh
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para seancës së 35-të të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur sërish në përpjekje për konstituivin e institucioneve.
Limaj u shpreh i shqetësuar për situatën politike në vend dhe dështimet e njëpasnjëshme për ndërtimin e institucioneve të reja, pavarësisht fitores së partive në zgjedhje.
“Kjo është e habitshme çka po ndodh. Me u zgjedh, me kërku me bo vendin më mirë, e me bë tërë atë fushatë, me garu kush është më patriot, e me ta dhënë populli besimin, e mos me qenë në gjendje me u ul grupet politike me ndërtu qeveri, parlament e institucione – në kohën kur bota është trazuar, në krizë ekonomike të madhe” ka deklaruar Limaj.
Sipas tij, situata aktuale kërkon reflektim të thellë, jo vetëm nga politika, por edhe nga qytetarët.
