Gashi: Është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij që të konstituohet Kuvendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe partinë e tij për mungesën e vullnetit politik për konstituivin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Sipas tij, vendi ndodhet në një situatë të rrezikshme dhe zvarritja e këtij procesi është e papranueshme.

“Është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij që të konstituohet Kuvendi. Fatkeqësisht, është e turpshme çka po ndodh. Bota po kallet flakë dhe ne po shtyhemi mes veti se kush çfarë pozitë po merr”, deklaroi Gashi.

Para vazhdimit të seancës, ai paralajmëroi se pa një qeveri funksionale, Kosova përballet me rreziqe të paparashikueshme në një kontekst të tensionuar ndërkombëtar.


Go to TOP