Lammy dhe Rubio diskutojnë për zgjidhje diplomatike: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe homologu i tij amerikan, Marco Rubio, kanë diskutuar mbi situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe rrugët drejt një zgjidhjeje diplomatike për çështjen bërthamore të Iranit.

Lammy përshkroi situatën në rajon si “të rrezikshme” dhe theksoi nevojën për një “zgjidhje afatgjatë të çështjes bërthamore”, shkruan bbc.

“Tani ekziston një dritare brenda dy javëve të ardhshme për të arritur një zgjidhje diplomatike”, shtoi ai.

Të dy negociatorët ranë dakord se Irani nuk mund të zhvillojë ose të pajiset kurrë me armë bërthamore, sipas një deklarate të zëdhënësit të Marco Rubios.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të marrë një vendim final mbi përfshirjen amerikane në Iran brenda dy javësh.

Go to TOP