Komuna e Prishtinës nis largimin e rrethojave në lagjen Dardania për të liruar hapësirat publike

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot ka nisur largimi i rrethojave të vendosura në hapësirat publike të lagjes Dardania.

Ky veprim synon të: lirojë hapësirat publike që janë uzurpuar ndër vite, krijojë ambiente më të hapura, të qasshme dhe të sigurta për të gjithë qytetarët dhe përmirësojë infrastrukturën dhe pamjen urbane të kësaj zone.

Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve gjatë zhvillimit të këtij procesi, duke theksuar se ky hap është pjesë e një plani më të gjerë për urbanizim të drejtë dhe funksional të qytetit.

Aksioni po zbatohet nga ekipet komunale përkatëse dhe pritet të vazhdojë në ditët në vijim. /Kosova.info/


Go to TOP