Haxhiu pas dështimit të seancës së 34-të: Kushtetuesja është vonuar

Kandidatja për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 34-të për konstituivin e Kuvendit të Kosovës.

“Ne gjatë kësaj kohe për asnjë moment të vetëm nuk kemi parë ndryshim të qëndrimeve nga ana e opozitës.“Kemi parë mungesë të theksuar të vullnetit për të kontribuar në konstituuivin e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Haxhiu ka theksuar më tej se me zhvillimet për moskonstituivin e parlamentit po shkelet Kushtetuta e Kosovës.

“Kjo është sjellje e papërgjegjshme, është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ”, shtoi ajo.

Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese është vonuar me vendimin për komisionin e fshehtë.

“Duhet ta themi hapur se një çështje aq e thjeshtë, sepse Aleanca me disa deputetët të PDK-së dhe LDK-së me shkresën, lëndën që kemi parë e kanë kontestuar komisionin për votim të fshehtë”.


Go to TOP