Të paktën 9 të plagosur në Izrael pas sulmit të ri me raketa iraniane
Të paktën nëntë persona u plagosën në Izraelin verior dhe jugor pas një vale të re sulmesh me raketa iraniane, thanë sonte autoritetet izraelite.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Emergjencave të Izraelit, Magen David Adom, shtatë persona u plagosën në qytetin verior të Haifës, ndërsa dy të tjerë u plagosën në jug.
Transmetuesi publik izraelit KAN raportoi një total prej tetë të plagosurish nga sulmet e fundit me raketa.
Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth tha se sulmi shkaktoi zjarre të shumta në Haifa, përfshirë në dy ndërtesa, dhe shtoi se flakë u raportuan edhe në Izraelin jugor.
Izraeli nisi sulme ajrore të koordinuara në vende të shumta në të gjithë Iranin, duke përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, të premten, duke bërë që Teherani të niste sulme hakmarrëse brenda disa orësh.
Autoritetet izraelite thanë se të paktën 13 persona u vranë dhe më shumë se 370 të tjerë u plagosën në sulmet me raketa iraniane që nga e premtja. Ministria iraniane e Shëndetësisë tha se 128 persona u vranë dhe 900 të tjerë u plagosën që nga fillimi i sulmeve izraelite të premten.
