Termokos nderon Naim Bytyçin për 35 vite shërbim: Shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në shërbim të Prishtinës
Kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Fisnik Osmani, së bashku me Bordin e Drejtorëve dhe kolegët e ndërmarrjes, kanë organizuar sot një ceremoni rasti për të nderuar Naim Bytyçin, i cili përmbylli një karrierë të gjatë 35-vjeçare në shërbim të Termokos-it dhe qytetarëve të Prishtinës.
Bytyçi, i cili iu bashkua ndërmarrjes në vitin 1990 si inxhinier i elektros, gjatë dekadave të punës së tij ka mbajtur pozita kyçe, përfshirë atë të udhëheqësit të Divizionit të elektrikes dhe, që nga viti 2019, drejtor i Departamentit të Distribuimit. Nën udhëheqjen e tij janë realizuar me sukses shumë projekte kapitale që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve të ngrohjes për qytetarët e kryeqytetit.
Gjatë gjithë karrierës, z. Bytyçi është dalluar për përpikëri, profesionalizëm, përkushtim, maturi dhe kreativitet duke u bërë shembull frymëzimi për gjeneratat e reja të profesionistëve në sektorin energjetik.
“Sot i urojmë z. Bytyçi shëndet dhe suksese në çdo hap të mëtejmë të jetës. Faleminderit për gjithçka që ka dhënë për Termokosin dhe Prishtinën,” u shpreh Osmani.
💚 Termokos – po i jep kuptim Prishtinës së Gjelbër!
#Termokos #Kryeqyteti #Prishtina #PerparimRama /Kosova.info/
