Kurti: Me përulësi nderojmë sakrificën për çlirimin e Kosovës 

Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka organizuar një pritje shtetërore për të nderuar këtë ditë historike për vendin.

“Me respekt të thellë e përulësi nderojmë sakrificën e dëshmorëve, martirëve, invalidëve, veteranëve dhe të gjitha grave e burrave që kontribuuan për çlirimin e Kosovës”, tha mes tjerash Kurti në fjalimin e tij.

Ai theksoi se përkushtimi për drejtësi, barazi dhe progres me solidaritet mbetet orientimi i qeverisë së tij, në frymën e sakrificës së atyre që kontribuuan për lirinë.

Kurti kujtoi gjithashtu veprimet dhe vendimet e rëndësishme ndërkombëtare që mundësuan ardhjen e trupave paqeruajtëse të KFOR-it, duke e cilësuar këtë si mbyllje të një periudhe të errët të historisë së Kosovës dhe fillim të një kapitulli të ri për vendin.


Go to TOP